RAPORTI VJETOR

2020-2021

Junior Achievement of ALbania

Pas përjetimit të pandemisë Covid-19 në vitin e saj të dytë, Junior Achievement of Albania ndan me ju reflektimet mbi aktivitetin, nismat e ndërmarra dhe sfidat e arritjet gjatë vitit shkollor 2020-2021.

JAA, së bashku me rrjetin dhe partnerët e saj strategjikë, demonstruan energji dhe përshtatshmëri të jashtëzakonshme në përballje me sfidat e paraqitura nga pandemia, e zgjatur në dy vite shkollore. Në vend që të ndalej në modelin e punës dhe botën para pandemisë, Junior Achievement of Albania përqafoi mundësitë e ofruara nga rrugët e paeksploruara dhe format e reja të bashkëpunimit. JAA thelloi përdorimin e zgjidhjeve të drejtuara nga teknologjia dhe përqafoi me shpejtësi dixhitalizimin, duke mundësuar ofrimin e programeve të tilla si trajnimet e mësuesve dhe nxënësve, Kampet e Inovacionit, Hackathon-at, mentorimin nga biznesi dhe Panairet Kombëtare të Kompanive të Nxënësve JAA përmes platformave online, duke ofruar mbështetje për studentët dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Këto përpjekje jo vetëm që mundësuan akses më të gjerë në aktivitetet dhe shërbimet e JAA, por përshpejtuan nevojën për transformim teknologjik brenda sistemit arsimor dhe vetë organizatës. Për më tepër, Junior Achievement of Albania mori një iniciative strategjike për të zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin e saj në të ardhmen e biznesit dhe të rinjve përtej sistemit para universitar. Junior Achievement of Albania, edhe në mes të sfidave të realitetit që ndryshoi befasisht, u përpoq të siguronte që çdo i ri në Shqipëri të ketë një pikëtakim me sipërmarrjen përpara se të përfundonte shkollimin e tij dhe më tej. Për këtë, gjatë këtij viti, JAA dizenjoi programin e inkubacionit të startup-eve - JuniorUP - kushtuar Alumni-ve JAA të cilët kanë përqafuar rrugëtimin e sipërmarrjes JAA përtej qëllimeve arsimore dhe tani po drejtojnë dhe menaxhojnë startup-et e tyre.

Duke u rreshtuar përkrah me rrjetin mbarëbotëror dhe evropian të Junior Achievement, edhe për JAA viti shkollor 2020-2021 shënoi lindjen e një brezi të ri, të referuar si GEN-E (Gjenerata e Sipërmarrësve të Rinj Evropianë), që simbolizon ata që besojnë në rëndësinë e arsimit, punësimit dhe sipërmarrjes.

Ky brez do të jetë si motivi dhe forca për Junior Achievement of Albania në vitet në vijim, duke i drejtuar dhe ndihmuar të bëjnë hapa suksesi drejt të ardhmes së tyre. Ndërsa festojmë arritjet e vitit të kaluar shkollor, ne mbetemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që marrim në përpjekjet tona për të fuqizuar me njohuri financiare dhe sipërmarrëse, brezin e ardhshëm të shqiptarëve.


Martin Mata

Kryetar i Bordit të Drejtorëve të JAA

Blerina Guga

Drejtore Ekzekutive e JAA

Tabela e

përmbajtjes

  • JAA për edukimin financiar dhe sipërmarrjen në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët
  • JAA me dhe për të rinjtë e shkollave të arsimit të mesëm të lartë
  • Jo vetëm edukim për sipërmarrjen, por edhe për debatin
  • JAA për edukimin financiar në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët
  • Rrjeti JAA Alumni
  • JuniorUP
  • Pasqyrat financiare 2020

JAA për edukimin financiar dhe sipërmarrjen në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

400

mësues të klasave 7-8 u trajnuan për modulet e JA në rajone te ndryshme të Shqipërisë. Zhvillimi profesional i mësuesve është prioritet për JA, ndaj i mbështesim ata përmes trajnimeve të vazhdueshme në mënyrë që t'u përcjellin cilësisht nxënësve njohuritë e aftësitë e duhura për sipërmarrjen.

700

mësues nga Shkodra, Vlora, Lezha, Korça, Berat etj janë trajnuar për modulin JA ‘’Rajoni ynë’’. Trajnimet e Junior Achievement kanë në fokus zhvillimin e qëndrimeve sipërmarrëse të mësuesve përmes adoptimit të qasjeve dhe metodave jo-tradicionale të mësimdhënies, duke përdorur mjete pedagogjike jo-tradicionale për të mundësuar angazhimin e nxënësve.

400

nxënës morën pjesë në Kampet e Financës të organizuar nga Junior Achievement në partneritet me Arrow Global. Kampet synuan të thellojnë njohuritë e aftësitë financiare që nxënësit kanë fituar gjatë procesit mësimor të moduleve JA, pjesë e kurrikulës bërthamë. Nën mbikqyrjen dhe mentorimin e vullnetarëve të Arrow Global dhe JA alumni nxënësit konkuruan për idenë më inovative duke prezantuar përpara një jurie modele interesante.

triangle line
triangle line

Pjesëmarrës e vullnetarë në Kampet e Financës 2021

Pjesëmarrës

Vullnetarë

150

100

50

0

Tirana

Elbasan

Berat

Lezhë

Gjirokastër

Fier

Durrës

Vlorë

135

12

25

3

20

3

20

3

50

3

50

3

50

3

50

3

Skills Masterclass

“Skills Masterclass” janë një qasje e re për të zhvilluar njohuritë e nxënësve për financat personale, sipërmarrjen dhe për t'i ndihmuar ata të zgjedhin arsimin dhe profesionin e tyre të ardhshëm. Klasat virtuale, të udhëhequra nga ekspertë të JA, lektorë dhe drejtues biznesi nga Arrow Global u realizuan në formën e një webinari interaktiv me diskutime midis pjesëmarrësve, ekspertit kryesor dhe mentorit të Arrow Global. Katër “Skills Masterclass” u realizuan me pjesëmarrjen e 115 nxënësve. Ata diskutuan mbi njohjen e vetvetes dhe se sa e rëndësishme është të dinë se cilat janë pikat e tyre të forta, aftësitë, interesat e vlerat e tyre dhe se si këto mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre profesionale të ardhshme.


triangle line
triangle line

Si të jesh i sukseshëm në një intervistë pune

’Si të jesh i sukseshëm në një intervistë pune’’ është video e realizuar nga JAA në bashkëpunim me mentorët e Arrow Global, për të ofruar këshilla praktike që mund të përdoren nga të rinjtë për tu përgatitur e për të dhënë një intervistë. Video u publikua në kanalin e JA në You Tube dhe në mediat sociale

Tuned in Finance

601

nxënës të shkollave 9 vjeçare në Shqipëri u përfshinë në kuicin ‘’Tuned in Finance’’ realizuar nga JA of Albania në bashkëpunim me Arrow Global përgjatë muajve qershor - dhjetor 2021. Kuici kishte si qëllim matjen e njohurive të marra nga nxënësit mbi financat personale, kredinë, investimet e sigurimet. Shiko më shumë

Module të reja trajnimi

15

JAA përgatiti module të reja trajnimi, të cilat hynë në procesin e akreditimit të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë, në mënyrë që të mund të mbështesi zhvillimin profesional të vazhdueshëm të mësuesve, duke i prezantuar ato me metodologji të reja mësimore me fokus kompetencën e sipërmarrjes. Shiko më shumë

JAA me dhe për të rinjtë e shkollave të arsimit të mesëm të lartë

Kompanitë e Nxënësve JAA 2021


Përmes një cikli trajnimesh JAA mbështeti me kapacitete 90 të rinj dhe 30 mësues të shkollave të mesme që ngritën Kompaninë e Nxënësve gjatë vitit arsimor 2020 - 2021, si pjesë e zhvillimit të modulit me zgjedhje “Kompania e nxënësve”. Të rinjtë u trajnuan jo vetëm mbi elementë që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e Kompanisë, por edhe mbi komunikimin dhe prezantimin efektiv. Ndërkohë 30 profesionistë të fushave të ndryshme mbështetën vullnetarisht gjatë procesit Kompanitë e ngritura të Nxënësve.


Angazhimi disa mujor i nxënësve u finalizua në Panairin dhe Konkursin Kombëtar të Kompanive të Nxënësve JAA 2021. Për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar nga COVID 19 ai u zhvillua online në 16-17 Qershor 2021. 72 nxënës të 14 Kompanive të ngritura u përfshinë drejtpërdrejt në këtë Konkurs dhe puna e tyre u vlerësua nga një Juri Kombëtare e përbërë nga 5 personalitete të komunitetit të biznesit. Gjashtë Kompani u vlerësuan nga kjo Juri, ndërkohë që Kompania më e mirë e Vitit 2021 u shpall “Pulse 19” e shkollës së mesme “IMSA” në Elbasan. Shiko më shumë.


Mbështetje me kapacitete e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë


Platforma dixhitale Thinkific u përdor nga JAA si një mjet për t'u shërbyer mësuesve që zhvillojnë modulet me zgjedhje të JAA. Gjatë vitit 2021 rreth 64 mësues aktivizuan llogaritë e tyre në këtë platformë dhe e përdorën atë në funksion të nevojave të tyre e rritjes së cilësisë së mësimdhënies.


88 mësues të lëndës “Ekonomia 12” u trajnuan dhe çertifikuan gjatë vitit 2021. Trajnimi i tyre është pjesë e angazhimit të JA of Albania për të mbështetur rritjen e kapaciteteve të mësuesve në zhvillimin e moduleve të JA pjesë e kësaj lënde. Shiko më shumë


Vlerësojmë arritjet në mësimdhënie


12

mësues të rrjetit të JA of Albania u vlerësuan për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në zbatimin e programeve të JAA. Gjatë vizitës në të 12 shkollat ku shërbejnë këta mësues drejtuesja e JAA vlerësoi angazhimin dhe kontributin e veçantë të tyre për përgatitjen e një brezi të ri me njohuritë e duhura për financat e sipërmarrjen të aplikuara përmes moduleve lëndore të JA. Shiko më shumë


AMU (Arsimi i Mesëm i Ulët)

AML (Arsimi i mesëm i Lartë)

Monika Kajo - Shkolla "1 Maji", Berat

Dallendyshe Kravari - Shkolla "Jani Vreto", Leskovik

Arjola Cemi - Shkolla "Edith Durham", Shkodër

Shkendi Xhyra - Shkolla "Kostandin Kristoforidhi", Elbasan

Fatmira Taçe - Shkolla ’’Konferenca e Pezës’’, Tiranë

Zamira Shkurti - Shkolla "Wilson", Tiranë

Edlira Yzeiri - Shkolla ’’Drita Como’’, Cërrik

Orilda Kalami - Shkolla "Don Bosko", Tiranë

Florida Kumanaku - Shkolla ’’Mihal Grameno’’, Tiranë

Alma Carcani - Shkolla "Sami Frashëri", Tiranë

Mimoza Guleksi - Shkolla ’’Eftali Koci’’, Durrës


triangle line
triangle line

Aftësi e njohuri të shtuara për të rinjtë përtej orëve mësimore


2

koordinatorë të programeve të JAA u certifikuan si trajnerë të “Virtual Savings Games” nga grupi SparkassenStiftung, si dhe ndoqën kursin e Menaxhimit të Projektit të realizuar nga Project Managent Institute në partneritet me JA Europe. Trajnimi i tyre i hapi rrugën realizimit të një numri aktivitetesh me të rinjtë në Shqipëri. 149 të rinj u përfshinë në “Virtual Savings Games” të drejtuara nga stafi i trajnuar i JAA gjatë vitit 2021 të mbështetur nga SparkassenStiftung Albania. Të rinjtë pjesëmarrës rritën njohuritë e tyre mbi kursimet, kreditë, buxhetin familjar përmes lojrave të simuluara si pjesë e këtij aktiviteti. Shiko më shumë.


Përtej Shqipërisë!


10

Shtatë të rinj shqiptarë morrën pjesë në Hackathonin dy ditor për Inovacion dhe Kreativitet, një aktivitet ndërkombëtar realizuar online në tetor 2021. Bashkë me të rinjtë nga Uganda, me të cilët krijuan grupin “Agriclinic”, ata ishin një nga grupet fituese të sfidës. Në kuadër të Kampit Ndërkombëtar të Inovacionit, të rinj nga shkolla “Qemal Stafa” u bën pjesë e “STEMEduHack" realizuar në nëntor 2021.

Shiko më shumë.



nxënës të Kompanive të Nxënësve JAA 2021 u përfshinë ne Festivalin Europian të Kompanive të Nxënësve të zhvilluar në 29 qershor – 15 Korrik 2021.

Nxënësit e Kompanisë së shkollës “Qemal Stafa” morrën pjesë në “GEN-E për mjedis me zero ndotje” realizuar në kuadër të "EU Green Week Hackathon" më 1-4 qershor 2021.

triangle line
triangle line

Bashkë me partnerët e JA of Albania

Drejtues për një Ditë

25

nxënës të shkollave të mesme u bënë pjesë e “Drejtues për një Ditë në dhjetor 2021. Nxënësit ndoqën aktivitetin e një prej 25 drejtuesve të bizneseve, institucioneve lokale apo kombëtare, medias dhe organizatave joqeveritare. Mbrëmja gala e organizuar nga JAA përfshiu 80 nxënës, drejtues, mësues, personalitete të jetës publike në nivel lokal e kombëtar. Shiko më shumë.

Symmetrical Pattern Background
Symmetrical Pattern Background

Projekti BY LEAP

63

profesionistë të rinj nga 28 Organizata rinore të shoqërisë civile nga Shkodra, Puka, Gjirokastra, Përmeti, Dibra, Burreli, Bulqiza dhe Tirana, morën pjesë në trajnimet tre-ditore mbi Avokimin, Mbledhjen e fondeve dhe Politikë-bërjen në kuadër të projektit BY LEAP të financuar nga BE. 20 prej tyre morën pjesë në Konferencën Rajonale të Rrjetëzimit të OSHC-ve më 8 - 10 Shtator 2021 në Podgoricë, Mali i Zi duke prezantuar punën e JAA dhe ndikimin në gatishmërinë për punë të të rinjve në Shqipëri. Përfaqësuesit nga Shqipëria prezantuan mundësitë dhe sfidat e sipërmarrjes në vendin tonë, duke shkëmbyer praktika të mira nga ekosistemi shqiptar i sipërmarrjes. Shiko më shumë.


25

anëtarë nga pesë (5) OJQ-të rinore morën pjesë në katër webinarë të mbajtur gjatë periudhës Dhjetor 2021- Janar 2022 në kuadër të projektit ByLeap. Që nga Tetori 2021, këto organizata janë mbështetur nga JA of Albania për të përgatitur dhe zbatuar planet e tyre strategjike dhe për mbledhjen e fondeve në kuadër të projektit BY LEAP të themeluar nga BE. Si rezultat, pesë plane strategjike u përgatitën dhe do të zbatohen nga këto organizata.

Shiko më shumë.

Java Botërore e Investitorëve

Në kuadër të Javës Botërore të Investitorëve, JAA festoi çmimet e iniciativës "Ne flasim gjuhën e tregjeve financiare" në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare dhe Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Kjo nismë angazhoi 100 studentë nga 10 shkolla të mesme në vend në hartimin e një fjalori të termave dhe koncepteve bazë në fushën e investimeve dhe sipërmarrjes.

Jo vetëm edukim për sipërmarrjen, por edhe për debatin

109

të rinj u përfshinë aktivisht në webinarin e zhvilluar nga JA of Albania “Debate under a girl’s shoes” të mbajtur në Ditën Botërore të Gruas. Dy paneliste, të trainuara e angazhuara më parë nga JAA si debatuese, ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën dhe sfidat që kanë ndeshur si debatuese. Webinari i shërbeu promovimit të kulturës së debatit mes të rinjve e veçanërisht vajzave.

11

Klube debati u ngritën nga JA of Albania në partneritet me 11 Universitete publike e private në Shqipëri gjatë vitit 2021.

190

studentë të 11 Klubeve të debatit u trajnuan mbi “Debati dhe format e tij”, si dhe “Si të ngresh e manaxhosh një klub debati”. Trajnerë të JA of Albania së njohuri mbi kulturën e debatit, si dhe hodhën bazat për zhvillimin e aftësive të tyre si debatues të suksesshëm.

Përhapja Gjinore e Studentëve '21 sipas Universiteteve

30

20

10

0

M

F

Polis

UAMD

UET

Vlorë

Epoka

Barleti

Elbasan

Korçë

Shkodër

Bujqësori

FEUT

Trajnimet e Debating Economics

Një seri trajnimesh u realizuan online për të aftësuar të rinjtë, pjesë e Klubeve të Debatit, për të përgatitur e realizuar praktikisht debate të suksesshme.

48 të rinj u bënë pjesë e trajnimit mbi “Mendimi kritik dhe Kërkimi”. Jo vetëm njohuritë e marra, por edhe shprehitë e fituara nga trajtimi i këtyre dy temave janë thelbësore për të mundësuar përgatitjen për debat të të rinjve. Zhvillimi i aftësisë së komunikimit dhe përcjelljes efektive të mesazhit nga të rinjtë debatues ishte në qendër të trajnimit online “ Komunikimi efektiv” i realizuar me pjesëmarrjen e 51 të rinjve pjesë e Klubeve të Debatit.


Evente Online

Pjesëmarrës

Webinar #1 Debate

109

Webinar #2 Debate

41

Webinar #3 Debate

52

TOTAL

208

IDEA (International Debate Education Association)

Që prej vitit 2020 Junior Achievement of Albania është pjesë e “IDEA” (International Debate Education Association).

3

të rinj, pjesë e programit të Debatit të JA of Albania, u bënë pjesë e Forumit të parë Rinor të IDEA të mbajtur në 28 gusht - 2 shtator 2021 në Kroaci. Gjatë këtij Forumi përfaqësuesit e Shqipërisë drejtuan dy tryeza: “Mjetet për zhvillimin e debatit online” dhe “Trajnimi i debatit”. Forumi i shërbeu jo vetëm rritjes së kapaciteteve të të rinjve pjesëmarrës, por edhe zgjerimit të rrjetit të debatuesve të rinj nga shtete të ndryshme. Shiko më shumë

3E: English-Entrepreneurship-Employability

Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane Junior Achievement of Albania zgjeroi programin e saj të debatit në 6 Fakultete të Gjuhëve të Huaja të Universiteteve Publike në Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Durrës dhe Elbasan. Projekti i saj më i ri “3E-English-Entrepreneurship-Employability” synon të fuqizojë studentët shqiptarë duke u zhvilluar aftësitë e komunikimit dhe të folurën në publik në gjuhën angleze e për tu integruar me sukses në tregun e punës.

"3E" që do të vijojë të zbatohet gjatë vitit në vijim do tu ofrojë studentëve të gjuhës angleze mundësinë për tu angazhuar në Klubet e Debatit në gjuhën angleze ku do të aftësohen për tu përfshirë në debate të suksesshme, do të zhvillojnë mendimin kritik, përmirësojnë aftësitë komunikuese, nxiten të jenë kreativë në zgjidhjen e problemeve dhe të rritin vetëbesimin. 30 të rinj debatues u bënë bashkë për të startuar zbatimin e këtij projekt të ri të JAA së bashku me përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë dhe institucione lokale në Korçë partnere të JAA. Shiko më shumë.

Kampi i Debatit

i zhvilluar në 19 - 21 Nëntor 2021 angazhoi 30 studentë të 12 Klubeve të Debatit të Universiteteve publike e private në Shqipëri, si dhe trajnerë e gjyqtarë të debatit. Debatues të angazhuar më parë në këtë program ndanë ekspertizën dhe eksperiencën e tyre në lidhje me debatin dhe vlerën e tij edhe në angazhimet e tyre profesionale. Kampi mundësoi zhvillimin e kapaciteteve si debatues të të rinjve, si dhe u krijoi edhe mundësinë për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit mes tyre.


Rrjeti JA Alumni Albania

JAA drejtoi takimin pranveror të Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe mori pjesë në ceremoninë e “Global Money Week” në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë. Shiko më shumë.


JAA Alumni realizoi një seri eventesh online mbi Sipërmarrjen. Janë organizuar 8 webinare mbi sipërmarrjen me 210 anëtarë alumni të JAA. U mbajt gjithashtu edhe një webinar me Alumni LEAD Albania.

JA Alumni Albania organizoi eventin e parë ndërkombëtar "Human Library on the Road". 25 anëtarë të JA Alumni nga Evropa dhe Shqipëria morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Korrik 2021. Shiko më shumë.

37 Alumni të JA nga e gjithë Evropa morën pjesë në Takimin Kombëtar të Koordinatorëve, të mbajtur për herë të parë në Tiranë në datat 5 - 7 Nëntor 2021.

Shiko më shumë.

Në Dhjetor 2021, JA Alumni Albania organizoi Ditën e Zgjedhjeve për të zgjedhur Bordin e ri të Alumni-ve, këtë herë me një mandat 2-vjeçar.

25 Alumni të rinj, Senior dhe Honoris u mblodhën për të dëgjuar fjalimet e kandidatëve dhe zgjodhën Bordin e tyre përfaqësues

Gjatë një aktiviteti dy-ditor, Alumni të JA Albania shërbyen si mentorë për rrjetin e sapokrijuar dhe ende në zhvillim të Alumni të Maqedonisë. 15 Alumni nga të dy vendet shkëmbyen përvojat e tyre dhe pjesëmarrësit nga Maqedonia u trajnuan për Strukturimin e Bordit, Menaxhimit të Projekteve dhe Shkëmbimeve Kulturore.

Shiko më shumë.


26 anëtarë të JA Alumni Albania morën pjesë në një mbledhjen vjetore të fokusuar në rrjetëzimin midis anëtarëve më të rinj dhe Senior Alumni

Junior UP është një program inkubimi dhe akselerimi për startupet e të rinjve 18-35 vjeç, të cilët kanë qenë përfshirë në aktivetet dhe projekte të ndryshme ndër vite në Junior Achievement of Albania.


I strukturuar sipas programeve më të përparuara të inkubimit të startup-eve në Europë dhe SHBA, Junior UP hapi thirrjen për aplikime nga Shtatori deri në Nëntor 2021. Përgjatë kësaj periudhe u zhvilluan 2 sesione informimi për të gjithë të interesuarit. Një ndër këto seanca ishte e dedikuar ndaj JAA Alumni Network.


Në përfundim të periudhës së aplikimit, numri i aplikimeve në total ishte 30, nga ku:

  • 70% ishin femra dhe 30% meshkuj
  • 60% e aplikimeve ishin nga Tirana, ndërsa 40% nga jashtë Tiranës (Elbasani më I larti me 17%)
  • 60% e ideve ishin shërbime ndërsa 40% ishin produkte
  • 23% e aplikimeve ishin ide në fushën e TIK
  • 75% e aplikuesve ishin Alumni nga Programi ‘Kompania e Nxënësve’
  • Numri i startupeve të pranuara 9.



Në datën 17 Nëntor u zhvillua eventi lançues i Programit JuniorUP me pjesmarrje 45+ persona, në praninë e nderuar të Kryetarit të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF, Z. Michael Granoff, Bashkë drejtoreve Ekzekutiv të AADF Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znjsh. Edona Bilali, anëtarëve të Bordit të Drejtoreve të AADF dhe JAA. Gjithashtu mes aktorësh të tjerë të ekosistemit të inovacionit dhe startup-eve, JuniorUP prezantoi qasjen unike të suportit ndaj startupe-ve në aftësim teknik dhe mjete financiare.



Pasqyrat Financiare 2020

Të ardhurat

USD

Grante

                 304,443

Mbledhje fondesh

                    93,452

Të ardhura të tjera

                    11,419

Të ardhurat totale

                 409,314

Shpenzimet

USD

Të përgjithshme dhe administrative

                 230,725

Aktivitetet e Programit

                 178,589

Materiale mësimore dhe mësimore

                    27,241

Ndërtim kapaciteti

                 108,050

Ngjarjet ndërshkollore

                    17,145

Të ndryshme

                    26,152

Shpenzimet totale

                 409,314

Partnerët

Partnerë Institucionalë


Të gjitha të drejtat e rezervuara ©

Junior Achievement Albania 2021